E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kthehet në Turqi,pritet vendimi për parkun Gezi

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO STAMBOLL - E gjithë vëmendja e turqve është te kthimi i kryeministrit Recep Tayyip Erdogan nga vizita e tij në Afrikën Veriore. Të gjithë presin hapat që kreu i qeverisë do të marrë në lidhje me projektin e debatueshëm si dhe do të vendosë edhe rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim në Turqi.

"Gjithkush është duke pritur për lajme të mira. Por ne nuk e dimë. Ndoshta ai do të vijë këtu dhe ne jemi vetëm duke pritur dhe shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë. Por policia ndodhet këtu dhe nuk e di se çdo të ndodhë më pas.”

Kështu është shprehur një aktivist ambientalist me shumë pikëpyetje i cili së bashku me shumë të tjerë kanë ngritur tendat e tyre në pritje të kthimit të kryeminstrit të tyre nga vizita e tij në Afrikën Veriore.

Protestuesit janë mbledhur në parkun Gezi në qytetin turk Stamboll, ku bëjnë thirrje që kryeministri Erdogan të japë sa më parë dorëheqjen. Që prej një jave protestat mbi prerjen e pemëve në Parkun Gezi në qendër të Stambollit u kthyen më pas në revolta antiqeveritare duke u degjeneruar me përleshje të dhunshme me policinë.

Manifestuesit kanë marrë mbështetjen edhe të sindikatave, intelektualëve dhe shumë artistë turq, ku dolën nëpër rrugë për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj asaj që ata e quajnë stil i ashpër qeverisjeje dhe reagim i tepruar i policisë.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›