E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër Ergoganit është Turqia Qemaliste

Erdogan dhe sindroma Assad, kundër tij është Turqia Qemaliste

Ashtu si kryeministri sirian, shefi i qeverisë turke u përgjigjet me një grusht ferri protestave dhe deklaron se ato shkaktohen nga agjentë të huaj. Por Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ka një në këmbë në Europë: çfarë do të ndodhë?

Nga Marco Ventura
Panorama.it

459-0-20130603_090654_F47094B1Turqia nuk është Maroku, nuk është Egjipti, nuk është Tunizia, dhe nuk është as Libia. Në Turqi stinët nuk janë të njëjta si në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe si në botën arabe. Pra, ka të drejtë Erdogan kur thotë që ajo që po ndodh në sheshe dhe në rrugët e Ankarasë, Stambollit dhe Smirne nuk mund të quhet pranverë turke. Nuk është në fakt, është më keq. Shumë më keq. Sepse Turqia ka kandiduar prej shumë vitesh për të hyrë në Bashkimin Europian, dhe Italia dhe disa shtete të tjera janë të bindura që Turqia është tashmë Europë dhe e meriton të jetë në Europë.
Është më keq se një pranverë turke ajo që po ndodh në vendin e madh dhe mjaft strategjik për ekuilibrat e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, sepse është sikur ato protesta të ndodhin në qendër të Romës, në sheshin Duomo në Milano, në Napoli apo Torino. Bursa do të binte, Euro do të goditej dhe bota do të drejtonte sërish armët kundër Romës.
T

ayyp Erdogan kapardiset me vetësiguri, konfirmon vizitën në Marok, duke synuar të tregojë se ngjarjet nuk janë aq të mëdha sa për të pasur nevojë praninë e tij në vend. Edhe kjo është një provë arrogance. Ergogan ndihet i fortë, sepse vjen nga tre fitore elektorale. Por suksesi mund të bëjë që ai të humbasë sensin e masës, dhe ti futet dëshira që të rrijë më çdo kusht në pushtet, madje përtej mandatit të tretë. Për fat të mirë, presidenti turk Abdullah Gul, përdor një tjetër gjuhë, dhe e di që demokracia nuk është vetëm zgjedhje të lira. Mesazhi u mor, deklaroi Gul. Ndërkohë që fton me elegancë, ai i pari për të nisur një dialog me sheshin.

Erdogan, përkundrazi, në mënyrë paradoksale duket i kapur nga sindroma Assad, fqinj tij armik, që po shkatërrohet nga një pranverë arabe. Erdogan akuzon opozitën dhe manifestuesit se janë inspiruar nga agjentë të huaj (njësoj si Assad), dhe jo vetëm mohon pranverën turke, por paralajmëron që protestat mund ta bëjnë Turqinë të kalojë në një dimër të gjatë.
Është e vërtetë që në Turqi është një sistem demokratik dhe pluralist. Por është po ashtu e vërtetë që kundër Erdoganit nuk është Turqia e burkës dhe e krimeve të nderit, por Turqia laike e themeluar nga Qemal Ataturku, Turqia moderne që është kundër ekstremizmit islamik, Turqia që ndau shtetin nga feja.

Djemtë e sheshit Taksim në Stamboll, Ankara, e pinë birrën si një flamur të lirisë. Sulmi i Erdogan kundër alkoolit ka ngjyrën e intolerancës dhe po ashtu edhe sulmet e tij kundër rrjeteve sociale dhe këmbëve të zbuluara të grave.
Turqia është një ndër vendet kryesore të NATO-s. Por teoria asnjë problem me fqinjët dështoi tërësisht. Sepse Erdogan donte të ishte një lider i madh rajonal, ndihmoi rebelët sirianë për të rrëzuar Assad (por ende nuk ka ndodhur), janë të njohura problemet e tij me Izraelin, që kishte marrëdhënie miqësore me Turqinë laike e para Erdogan. Madje edhe Shtetet e Bashkuara , aleatë tradicionalë të Ankarasë, nëpërmjet Sekretarit të Shtetit John Kerry thonë tani që janë të preokupuar nga dhuna e forcave të policisë. Erdogan shikon shumë drejt Lindjes dhe Islamit në një vend që pranverën e saj e ka bërë gati një shekull më parë dhe nuk ka ndërmend që të kthejë pas të shkuarën.
Më përpara ishte ushtria dhe gjyqësori që ruanin në Turqi laicititetin e Shtetit. Në njëmbëdhjetë vite Erdogan pati kohë të modifikonte raportet mes aparatit laik dhe partisë islamike, dhe mbi të gjitha rriti një klasë drejtuesish të ndryshëm. Por historia ka treguar që në Turqi grushti i shtetit është gjithnjë në pritë. Sot nuk e dimë se çmund të ndodhë, por nëse protestat do të vazhdojnë kaq të forta, përgatituni për një pranverë të nxehtë.

*********************
Zëvendësi i Erdogan: Demokracitë nuk ekzistojnë pa opozitë. Nuk duam të imponojmë Islamin

Pesë ditë protesta në Turqi, konfirmohen tre të vrarë
Shpërthime nga distanca, protestues, topa uji, gaz lotsjellës… Këto pamje sheh bota për të pestën ditë me radhë në qytetet më të mëdha të Turqisë. Autoritetet në Antakia kanë konfirmuar vdekjen e dytë në mesin e protestuesve. Trazirat kanë nisur më 31 maj, pasi policia ka goditur një protestë paqësore, e cila kundërshtonte një projekt ndërtimi në Sheshin Taksim të Stambollit. Protestat më pas janë përhapur në qytete të tjera, me thirrje të shumta për dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Demonstruesve dje u është bashkuar edhe Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publikë, e cila përfaqëson rreth 240,000 punëtorë. Ajo ka akuzuar qeverinë për kryerjen e terrorit shtetëror. Përkundër kësaj, kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë kërkesat për të dhënë dorëheqje, ndërsa për trazirat në vend ka fajësuar ekstremistët dhe forcat politike të opozitës. Në komentet nga Maroku, ai ka parashikuar se situata së shpejti do të qetësohet. Ai ka thënë se protestat nuk kanë të bëjnë me ruajtjen e drunjve, por janë pjesë e provokimeve të kundërshtarëve. Ngjarjet në Turqi nuk kanë të bëjnë asgjë me prerjen e drunjve apo renovimin e parkut. Ata që kanë humbur në zgjedhje, janë prapa tyre dhe përdorin rrugë të ndryshme. Demonstratat nuk janë zhvilluar në secilin qytet. Situata është më e qetë tani dhe njerëzit kanë nisur të përdorin sensin. Para se të kthehem në Turqi, atje do të ketë qetësi, ka thënë Erdogan. Më i gatshëm për kompromis është shprehur presidenti i shtetit, Abdullah Gul, i cili ka siguruar protestuesit se kërkesat e tyre do të dëgjohen. Por edhe zëvendëskryeministri Bulent Arinc raportohet të ketë kërkuar falje për agresionin e policisë kundër qytetarëve të përfshirë në protestat fillestare. Madje ai ka bërë deklaruar se demokracitë nuk ekzistojnë pa opozitë. Nuk duam të imponojmë Islamin.  Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të tregojnë vetëpërmbajtje në trajtimin e demonstratave, në të cilat janë plagosur qindra protestues dhe policë. Jemi të shqetësuar me raportet e përdorimit të tepruar të forcës nga ana e policisë. Shpresojmë se do të ketë hetim të plotë të këtyre incidenteve dhe përmbajtje të plotë nga forcat e policisë. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të përfshirë, edhe atyre që protestojnë dhe shprehin lirinë e tyre të shprehjes, edhe atyre në qeveri, që të shmangin çdo provokim të dhunës, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Këmbimoret kryesore në Turqi kanë rënë për 10.5 për qind, duke reflektuar shqetësimet e investitorëve në lidhje me efektin destabilizues të demonstratave. Protestuesit akuzojnë Erdoganin dhe partinë e tij me rrënjë islamike se po bëhen gjithnjë e më autoritarë. Disa kritikë thonë se ai bën përpjekje të imponojë qëndrimin e tij konservator dhe fetar në jetët e turqve laikë. Qeveria e tij, së fundmi, ka mbështetur legjislacionin, i cili frenon shitjen e alkoolit. Erdogan po ashtu përballet me kritika për mbështetjen e rebelëve sunitë në Sirinë fqinje. Disa turq, madje, shqetësohen se vendi mund të ngatërrohet në luftën e Sirisë. (REL)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›