Erdogan mesazh Mitsotakisit: Zgjedhjet le të jenë fillimi i një epoke të re për Greqinë dhe Turqinë, të lëmë pas armiqësitë
"Ne mund të lëmë mënjanë armiqësitë dhe rivalitetet," media greke "Prothotema" ka nisur artikullin duke cituar një frazë të shkëputur nga fjala e mbajtur nga presidenti turk Erdogan.
Në tubimin e tij të fundit parazgjedhor në Ankara, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se zgjedhjet e 14 majit do të jenë një kthesë për marrëdhëniet me Greqinë dhe mund të lenë mënjanë armiqësitë dhe rivalitetet. Ai tha se uron që zgjedhjet si në Greqi po ashtu edhe në Turqi të jenë fillimi i një ekope të re.
“Me Greqinë mund të lëmë mënjanë armiqësitë dhe rivalitetet, kjo i ka dëmtuar shumë të dyja vendet dhe nuk duhet të vazhdojë. Uroj që zgjedhjet si në Greqi ashtu edhe në Turqi të jenë fillimi i një epoke të re. Ne nga Turqia i dërgojmë Greqisë përshëndetjet tona të përzemërta miqësore ”, tha Erdogan.
Kur u pyet nëse ka një mesazh për t'i dërguar Kyriakos Mitsotakis, ai u përgjigj: Ne i dërgojmë Greqisë përshëndetjet tona të përzemërta miqësore. Mitsotakis duhet t'i ruajë këto përshtypje dhe t'i qëndrojë fjalëve të tij.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
