Athina zyrtare vihet në lëvizje për Fredi Belerin, Dendias telefonon Ramën dhë vë në dijeni Mitsotakis, ministri i Brendshëm bisedon me Çuçin
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka kontaktuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin Edi Rama. Kjo telefonatë e Dendias me kryeministrin tonë ka ardhur pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, pasi akuzohet për blerje votash.
Sipas mediave vendase mësohet se arrestimin e Belerit Athina zyrtare e cilëson si të papracedentë, ndërkohë Nikos Dendias kishte vënë në dijeni për këtë çështje edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Po sipas mediave greke mësohet se ministri i Brendshëm i Greqisë ka folur në telefon me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.
Ndërsa në një intervistë për radion SKAI, zv/ministër i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis tha se janë pranë minoritetit grek në Shqipëri.
“Arrestimi i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është i papranueshëm. Kemi hedhur menjëherë të gjitha hapat e duhura rrugën diplomatike dhe po monitorojmë çështjen. Jemi me minoritetin grek të Shqipërisë”, tha Varviciotis. Më herët ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kosntantina Kamitsi, me urdhër të Dendias zhvilloi një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë .
Lidhur me arrestimin e Belerit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se deklaratat dhe beteja zgjedhore nuk ka lidhje me hetimet e nisura për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, tha Rama.
Kujtojmë se bashkë me Belerin janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë, avokati, një pjesëtar i shtabit elektoral dhe një qytetar.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
