E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan paralajmëron protestuesit: Lini parkun, durimi e ka një kufi

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një paralajmërim të fundit për protestuesit duke I kërkuar atyre të largohen nga parku Gezi në Stamboll.

Durimi ynë ka një fund. Unë jam duke bërë paralajmërimin tim për herë të fundit, tha ai, duke shtuar se parku i përket popullit dhe jo protestuesve.

Deklarata e tij u bë në një takim të Partisë së tij në kryeqytet.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park dhe sheshin Taksim kanë vazhduar për gati dy javë.

Aktivistët kanë thënë se nuk do të largohet nga parku derisa qeveria të heqë dorë nga planet për ndryshimin e tij. Erdogan me herët ka premtuar një referendum per të ardhmen e parkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›