E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet autobusi në Arabinë Saudite, humbin jetën 12 pelegrinë

Dymbëdhjetë jordanezë humbën jetën të enjten, ndërsa autobusi i tyre u rrëzua në perëndim të Arabisë Saudite, tha një zyrtar i sigurisë.

Viktimat po shkonin drejt qytetit të shenjtë të Mekës për të kryer një ritual islamik, kur autobusi i tyre është përmbysur, ka thënë zyrtari Adel al-Zahrani, transmeton DPA.

Tridhjetë e katër të tjerë, të gjithë jordanezë, janë lënduar në aksident. Shkaku i saktë i aksidentit nuk dihet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›