E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u prit këtë të enjte me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Erdogan do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin Begaj.

Më pas Erdogan do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve ku pritet të nënshkruhen edhe 3 marrëveshje.

Rama dhe Erdogan do të mbajnë një konferencë për shtyp. Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan po shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

Erdogan pritet n137 Presidencë, foto: Florian Abazaj 1 nga 10

/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›