E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan takon Ramën, i uron suksese në zgjedhje

Kryeministri turk Erdogan ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me kreun e PS-së Rama. Gjatë këtij takimi kryeministri turk i ka uruar Ramës suksese në këto zgjedhje. Ndërsa lideri i PS i ka dhuruar në shenjë miqësia këtij të fundit “Çelësin e Tiranës”.TOPI-ERDOGAN 

TIRANE- Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan është takuar pasditen e sotme edhe me kreun e Partisë Socialiste njëherazi kreun e Bashkisë së kryeqytetit Edi Rama. Takimi është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Kryeministri turk, ndërsa i ka uruar Ramës suksese në zgjedhjet e së dielës ka vlerësuar zhvillimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar. “Tirana po zhvillohet dita ditës“-është shprehur kreu i qeverisë turke. Kryebashkiaku Rama i ka dhuruar në shenjë miqësie kryeministrit turk “Çelësin e Tiranës”. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›