E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i heroinës, furtunë shkarkimesh në Rinas

Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Rinasit pas skandalit të kapjes së oficerit të këtij komisariati, me 200 kg heroinë në Turqi. Burimet sqarojnë se shkarkimet lidhen pas zhvillimit të mëtejshëm të hetimeve dhe për shkelje të rregullores së disiplinës. 

TIRANE- Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Rinasit pas skandalit të kapjes së oficerit të këtij komisariati, me 200 kg heroinë në Turqi. Burime zyrtare në Rinas bënë të ditur se është shkarkuar nga detyra shefi i kufirit të Rinasit, Gerin Seitllari si dhe shefi i kontrollorit në këtë komisariat, Granit Halili.
Burimet sqarojnë se shkarkimet lidhen pas zhvillimit të mëtejshëm të hetimeve që lidhen me arrestimin e Murrës si dhe për shkelje të rregullores së disiplinës.

Pak ditë më parë policia turke arrestoi me 200 kg heroinë në Stamboll oficerin e policisë kufitare të Tiranës pranë aeroportit të Rinasit. Altin Murra, 27 vjeç, me gradën policore nënkomisar. Vlera e mallit të sekuestruar në Stamboll, besohet se arrin shifrën e 2 milionë eurove afërsisht. Veç tij, policia turke ka kapur edhe dy persona të tjerë të cilët janë Burhan Markeci, 39 vjeç, nga Dibra, dhe Nalton Jaçaj, 35 vjeç nga Tirana. Murra, ka mbaruar Akademinë e Policisë në Ankara në vitin 2006, dhe në vitin 2007 është emëruar në Rinas, si specialist pranë Laboratorit të komisariatit të Aeroportit, e ndërsa më pas ka kaluar në rolin e kontrollorit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›