E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan thirrje mbështetësve: Zgjedhjet lokale, të jenë leksion për plaçkitësit

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar sërish protestuesit anti-qeveritarë, duke i quajtur plaçkitës dhe i bëri thirrje mbështetësve që tua mësojnë protestuesve një leksion gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Erdogan i bëri këto komente, të dielën në qytetin jugor të Adanasë, ku janë përleshur të shtunën në mbrëmje protestuesit pro-dhe anti-qeveritarë.

Erdogan iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të mos angazhohen në dhunë, derisa protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e dhjetë.

Dhjetëra mijëra demonstrues ishin në rrugët e Stambollit të dielën, derisa janë zhvilluar demonstrata në Ankara, Izmir, dhe qytete të tjera.

Në Stamboll, protestuesit dogjën goma dhe hodhën fishekzjarre ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Qeveria këmbënguli të shtunën se protestat ishin nën kontroll.

Dy protestues dhe një oficer policie janë vrarë gjatë 10 ditëve të protestave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›