E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan uron Thaçin për zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një mesazh urimi “për zhvillimin me sukses të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit”, nga homologu i tij, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas një njoftimi nga qeveria e vendit, në një bisedë telefonike, Erdogan ka uruar kryeministrin Thaçi për fitoren në zgjedhjet e  12 dhjetorit.

Ai, theksoi se këto ishin zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur, zgjedhje këto të lira dhe demokratike, të organizuara nga institucionet kosovare.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedës me kryeministrin Thaçi shprehu shpresën që sa më shpejtë të formohet qeveria e re dhe Republika e Kosovës të vazhdojë rrugën e saj të pandalshme drejt zhvillimit.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi i qeverisë së Turqisë me qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Thaçi, vetëm sa do të thellohet në të gjitha aspektet e interesave të përbashkëta të dy vendeve mike, theksoi Erdogan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›