"Vetëvendosje" e gatshme për opozitë

Lëvizja "Vetëvendosje", e cila doli si forca e tretë politike në zgjedhjet e 12 dhjetorit, u shpreh sot e gatshme të qëndrojë në opozitë, duke mohuar çdo mundësi të hyrjes në qeveri teknike apo të zgjedhur, me partitë politike që aktualisht janë pjesë e sistemit politik.
Aktivisti i kësaj lëvizje Dardan Mulliqaj tha se Vetëvendosje është e vendosur në këtë vendim, ndërsa paralajmëroi 15 padi kundër aktivistëve të katër partive PDK, AAK, LDK dhe LDD për vjedhje të votave.