Erhard Bhler Per KFOR-in Kosova eshte nje dhe e pandashme

Deutsche Welle Zoti Gjeneral si paraqitet gjendja e sigurise ne veri te Kosoves dhe a jane hequr te gjitha barrikadat serbe nga rruget
Erhard Buumlhler Gjendja prej arritjes se marreveshjes mes Prishtines dhe Beogradit eshte shtendosur dukshem. Megjithate gjendja e sigurise mbetet e tendosur sepse ende nuk jane zgjidhur ceshtjet politike. Ne per momentin jemi duke punuar ne zbatimin e marreveshjes per regjimin kufitar. Pala serbe eshte duke hequr barrikadat nga rruga dhe me kane premtuar se ne ditet e ardhshme do te hiqet edhe barrikada ne Rudare ne veri te Mitrovices. Kjo kerkon kohe sepse barrikada eshte ngulitur ne rruge.
Deutsche Welle Kush e kontrollon tani kufirin mes Kosoves dhe Serbise dhe a ka KFOR-i kapacitete te mjaftueshme per te mbajtur gjendjen e sigurise nen kontroll apo keni nevoje per forca shtese
Erhard Buumlhler Kufijte ne veri kontrollohen aktualisht prej KFOR-it. Ne kemi marre nen kontroll edhe kalimet kufitare ne Jarinje dhe Bernjak. Ne Jarinje jemi duke kontrolluar vete sepse sic e dini kjo pike kufitare eshte djegur gjate sulmit me 28 korrik. Ne Bernjak situata duket ndryshe. Atje po na mbeshtesin edhe policia kufitare si nga veriu ashtu edhe nga jugu si dhe EULEX-i. Aktualisht nuk kemi nevoje per forca shtese. Paralelisht me negociatat e udhehequra mes Prishtines dhe Serbise ne Kosove ka ardhur edhe nje batalion rezerve i NATO-s nga Gjermania dhe Austria. Ishte ky nje kontribut efektiv per menaxhimin e krizes dhe ka kontribuar ne zbatimin e shpejte te marreveshjes.
Deutsche Welle Pra KFOR-i eshte ne gjendje te mbaje nen kontroll situaten e sigurise ne Kosove
KFOR ne gjendje te mbaje situaten nen kontroll
Erhard Buumlhler Po kete po e bejme aktualisht me nje prezence te madhe ne veri. Ne po perpiqemi te krijojme nje ambient ku do te mund te operonte edhe policia ne vecanti policia e EULEX-it e cila duhet ti kryeje hetimet qe duhet te coje deri tek arrestimi i personave pergjegjes per dhunen e koheve te fundit.
Deutsche Welle A ka sipas informacioneve tuaja ne veri te Kosoves police ushtare apo paramilitare te armatosur serbe Ne Prishtine eshte degjuar shpesh se ne veri ka persona dhe banda te armatosura serbe. A eshte kjo e vertete
Ne veri ka persona te dhunshem dhe te armatosur
Erhard Buumlhler Nuk ka forca zyrtare te sigurise nga Serbia qe operojne atje. Perkundrazi ne kemi nje bashkepunim dhe mirebesim me forcat serbe te sigurise si me policine ashtu edhe me ushtrine serbe te cilat sigurojne kufirin nga ana tjeter. Por eshte e vertete qe ne veri ka persona te dhunshem dhe te armatosur te cilet nuk do te thote se jane nga Serbia por jane me origjine nga veriu i Kosoves.
Deutsche Welle Zoti gjeneral cfare ka ndodhur ne fakt ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise ne fund te muajit te kaluar dhe kush e mban pergjegjesine per shkallezimin e dhunes dhe konflikteve
Erhard Buumlhler Pergjegjesine per shkallezimin e dhunes sipas mendimit tim e mbajne grupet radikale si dhe grupet e kriminalitetit te organizuar ne veri. Ishin keto banda te rinjsh te armatosura me arme te lehta dore mjete shperthyese dhe koteje molotov. Ato kane sulmuar pikekalimin kufitar ne Jarinje. Policia e EULEX-it nuk ishte ne gjendje te perballet me keto sulme dhe te mbaje pikekalimin kufitar ne Jarinje. KFOR-i respektivisht nje kompani polake ka reaguar dhe pas nje shkembimi te shkurter te zjarrit me sulmuesit e ka rikthyer kontrollin ne kete pike kufitare e cila edhe sot eshte nen kotrolllin e KFOR-it.
Deutsche Welle Per cfare banda kriminelesh e keni fjalen
Erhard Buumlhler Fjala eshte per banda kriminale jo vetem te serbeve por multietnike te cilat vitet e fundit kane perfituar shume nga kontrabandimi ne vecanti nga kontrabandimi i karburanteve nga Serbia ne veri te Kosoves. Natyrisht qe ato nuk jane te interesuara per vendosjen e rendit dhe ligjit ne veri. Fjala eshte per pushtet dhe per para - per shume para.
Deutsche Welle Si e vleresoni bashkepunimin e KFOR-it me EULEX-in te cilin pala shqiptare dhe serbe e kane kritikuar kohet e fundit
Erhard Buumlhler Ne punojne se bashku ne nje atmosfere mirebesimi te plote me EULEX-in ne vecanti tani kur po pepiqemi te krijojme kushte per operimin dhe hetimet e EULEX-it. Ne kemi koordinim te perditshem dhe mendoj se ditet e ardhshme do te kemi sukses atje.
Deutsche Welle Sa e rrezikshme eshte situata ne veri te Kosoves dhe a mendoni se situata mund te shkallezoje
Prishtina dhe Beogradi jane per shtendosjen e situates
Erhard Buumlhler Qellimi yne ne kete moment nuk eshte shkallezimi por shtendosja e gjendjes. Besoj se kete e dine te gjitha palet. Mendoj se palet te pakten palet zyrtare ne Beograd dhe Prishtine nuk jane te interesuar per shkallezimin e gjendjes. Ato po perpiqen si ne sektorin policor ashtu edhe usharak qe te ndikojne ne shtendosjen e gjendjes. Por kjo me siguri qe nuk duhet te na pengoje qe te vendosim rendin dhe ligjin dhe te arrestojme aktoret e dhunes.
Deutsche Welle Zoti gjeneral Buumlhler kohet e fundit eshte zvogluar dukshem numri i ushtareve te KFOR-it ne Kosove. Mendoni se eshte e mundur terheqja e plote e trupave nderkombetare ne nje ardhmeri te afert apo KFOR-i duhet te pergatitet per nje qendrim afatgjate ne Kosove
Erhard Buumlhler Ne kemi nje plan per terheqje i cili nuk eshte i lidhur me afate kohore por me kushtet ne Kosove. Nje prej kushteve per reduktimin e ardhshem eshte permiresimi i gjendjes ne veri por ka dhe disa kushte te tjera. Nuk mund te vleresoj edhe sa kohe duhet te vazhdoje qendrimi i trupave nderkombetare ne Kosove sepse kjo varet edhe prej politikes dhe perparimin e dialogut i cili duhet te rifilloje ne shtator. Kjo varet edhe nga vendosmeria per zbatimin e masave policore ne veri. Por vendosja e sigurise ne veri eshte nje prej kushteve qendrore te cilen e kam theksuar edhe une per te mundesuar nje reduktim tjeter te KFOR-it.
Deutsche Welle Ju personalisht keni deshmuar edhe nje aftesi te madhe negociatori per tejkalimin e krizes. Ne fillim te shtatorit duhet te vazhdoje dialogu mes Prishtines dhe Beogradit. Mendoni se dialogu ka shansa ne kushtet e tanishme
Te dyja palet duhet te gjejne nje kompromis
Erhard Buumlhler Mendoj se po. Marreveshja e arritur me ndihmen tone mes Prishtines dhe Beogradit mund te qendroje ne qofte se te gjitha palet jane te gatshme ta realizojne ate. Ky vullnet ekziston te pakten sa i perket paleve zyrtare sepse eshte e qarte qe forcat radikale dhe gupet e organizuara kriminale jane kunder. Por kjo duhet te zbatohet. Nuk dua te spekuloj lidhur me rezultatet e dialogut por besoj se eshte ne interesin e te dy paleve qe sa me pare te gjendet nje kompromis.
Deutsche Welle Marreveshja mes Prishtines dhe Beogradit duket shume e rendesishme sepse marreveshja e arritur vlen vetem deri me 15 shtator. Cfare do te ndodhe ne qofte se deri atehere nuk arrihet ndonje kompromis
Erhard Buumlhler Marreveshja parashikon kohezgjatje te pakten deri me 15 shtator. Mirepo ne qofte se negociatat kane nevoje per me shume kohe KFOR eshte i gatshem dhe ne gjendje qe te mbaje kontrollin deri ne arritjen e marreveshjes.
Deutsche Welle Si i komentoni propozimet per ndarjen e Kosoves dhe si do te ndikonte kjo ndarje ne gjendjen e sigurise jo vetem ne Kosove por dhe ne vendet tjera Qeveria ne Prishtine pohon se ndarja do te mund te ndikonte edhe ne sigurine e vendeve tjera si ne Serbi Maqedoni Bosnje-Hercegovine...
Kosova eshte unike dhe e pandashme
Erhard Buumlhler Kjo eshte nje ceshtje politike e cila per mua nuk shtrohet fare. Sipas rezolutes 1244 te KS te OKB une kam te bej me nje Kosove unike dhe te pandashme. Se cfare pasojash politike mund te kete ndarja une nuk dua te deklarohem ndonese kam mendimit tim personal. Por dua te rikujtoj se shume vende dhe politikane jane te mendimit se kufijte ne Ballkan nuk duhet te preken serish.
Deutsche Welle Ne Serbi jane degjuar kohet e fundit kritika te shumta kunder Jush me shpjegimin se ju po e mbeshtetni qeverine e Kosoves. Cili eshte mandati i KFOR-it dhe detyra Juaj ne Kosove
Erhard Buumlhler KFOR nuk mban anen e asnje pale. Ai eshte i lidhur me mandatin e vet dhe ne NATO kane shume kujdes qe ky mandat te respektohet. Kritikat e degjuara - jo nga pala zyrtare qeveritare por nga te tjeret te cilat per fat te keq po publikohen edhe ne Gjermani - jane plotesisht te pabaza. Une kam nje raport te shkelqyeshem me serbet ketu ne Kosove. Une sot kam pasur nje takim edhe me peshkopin Teodosije ku jam angazhuar fuqishem per mbrojtjen e pasurive te Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove. Kritikat kunder meje jane absolutisht te pabaza. KFOR-i dhe une personalisht nuk mbajme anen e askujt.
Deutsche Welle Zoti gjeneral Buumlhler per ne fund edhe nje pyetje personale ne disa media serbe Ju jeni kritikuar per mbeshtejten e pales kosovare. Ka pasur madje edhe spekulime se Ju jeni te martuar me nje grua qe ka lidhje familjare me bashkeshorten e kryeministrit Thaci qe babai Juaj ka qene i inkuadruar ne krimet kunder serbeve - ndonese babai Juaj ne kohen e Luftes nese nuk gaboj ishte vetem nente vjec - qe keni femije me nje grua tjeter... dhe spekulime te tjera. A eshte kjo vetem pjese e nje fushate te ndyre kunder Jush apo ka dicka te vertete ketu dhe kush eshte zonja e nderuar per te cilen flitet kaq shume
Une e ndaj shume mire punen nga jeta private
Erhard Buumlhler Fjala eshte per nje fushate shume te ndyre. Sikur te numroja ketu te gjitha kritikat dhe shpifjet e koheve te fundit do te duhej nje kohe shume e gjate. Fakt eshte qe une kam nje jete private dhe nje grua me origjine nga hapsirat e ish - Jugosllavise. Prej tri vitesh une jetoj me nje partnere ne Gjermani. Ajo ka lindur ne Prishtine por nje pjese e farefisit te saj jeton ne Serbi. Ne Slloveni ka jetuar tre vjet. Nena e saj eshte me origjine nga Mali i Zi nderkohe qe nje pjese te farefisit e ka edhe ne Kroaci. Pra eshte nje prodhim tipik i shoqerise multietnike ne ish - Jugosllavi. Por kjo nuk me pengon mua ne asnje menyre sepse shume mire mund te ndaj punen dhe jeten private.
Intervistoi Bahri Cani
Redaktoi Mimoza Kelmendi