E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Kine diskutohet per gjendjen ekonomike

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i tha homologut kinez se "mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës".

Biden i bëri këto komente në Pekin, ku ka diskutuar planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit, një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono.

Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, kërkoi angazhim më të madh për "transferimin e përgjegjësive të përbashkëta".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›