Erik Lloshi rrëfen nga emocionet para Fest 64, e deri te dëshira e madhe për tu bërë prind

I ftuari i radhës nga festivali i fund vitit në emisionin “Çasti i Duhur” nga Fjodora Fjora ishte këngëtari Erik Lloshi.
Erik Lloshi është ngjitur në skenë qysh i vogël, pjesëmarrës i festivaleve të ndryshme për fëmijë, ndërsa këtë vit rikthehet në Fest 64 me një projekt shumë të dashur artistik. Një këngë e cila titullohet “Dy pika dashurie” , me tekst nga Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, ndërsa orkestrimi është realizuar nga kompozitori Flamur Shehu.
“U riktheva me një nga njerëzit që kanë bërë historinë e festivaleve, ai është i madhi Flamur Shehu. Ndihem shumë i privilegjuar, mamaja ime e ka pasur idhull, ndërsa unë sot po bashkëpunojë me të” , thotë Erik Lloshi.
Ai tregon gjithashtu se ka qenë pikërisht DJ Sardi ai i cili ja ka propozuar materialin muzikor artistit.
“Ishte DJ Sardi që ma propozoi këtë projekt, ai më tha : Dëgjoje këtë këngë, pasi vetëm ti mund ta këndosh , është një këngë pop rrok, që ka brenda edhe pjesë folklorike. Është një nga këngët më të vështira, në fakt ku vë dorë Flamuri ka vështirësi, pasi nuk ka asnjë moment ndalimi. Është një këngë e fuqishme e cila ka edhe një pjesë gjysmë operistike brenda. Gjithashtu luaj për herë të parë me Orkestrën e RTSH, e cila për mua është më e mira në Ballkan, është privilegj i jashtëzakonshëm. “
Më tej Erik Lloshi tregon edhe për anën e tij të ndjeshme, e cila është bashkëshortja , ai thotë se dashuria për të është tejet e madhe, por si çdo çift edhe ata kanë debate.
“E dua shumë sepse ajo më ka pranuar siç jam, është e vështirë që të jetosh me një artist.
Në “Çasti I Duhur” Erik Lloshi ka ndarë me publikun edhe sfidën më të madhe me të cilën po përballet , dëshirën e madhe për tu bërë prind. “Po luftojmë për tu bërë prindër, është një temë që mua më prek, janë disa gjëra që i sjell zoti. Ne nuk kemi probleme, por janë disa gjëra që nuk vijnë në momentin që i kërkon, por kur do zoti”.
/rtsh.al/