E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksson drejt Munich 1860

E ardhmja e Sven-Goran Erikssonit mund të jetë në Gjermani. Ish-selektori anglez duket të jetë në ‘pole-position’ për ta marrë në dorë ekipin Munich 1860, i cili garon në ligën e dytë gjermane.

Ky ekip e shkarkoi të shtunën trajnerin Rainer Maurer, pas humbjes në shtëpi nga Kolni.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Eriksson të bëhet trajner yni i ri”, ka thënë për magazinën gjermane ‘Bild, Hamada Iraki, përfaqësues i ‘Cheikh Hasan Adbullah Ismaik’, shoqëri e cila posedon 60 për qind të aksioneve të Munich 1860.

Trajneri suedez e ka ndjekur të shtunën nga afër ekipin Munich 1860.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›