E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari jep shuplakën e parë për Kukësin në Superiore

Gazeta Shqip

Tension dhe dyshime në Berat. Bylisi humbet ndeshjen dhe trajnerin

Java e 11 e Kategorisë Superiore sjell humbjen e parë për Kukësin. Ekipi verilindor, që këtë sezon debutoi në futbollin elitar, tregoi limitet si skuadër në Vlorë, duke mos pasur edhe shumë eksperiencë, ndërsa përballë kishte një Flamurtar cinik që shfrytëzon rastet e krijuara. Vendasit gjetën menjëherë golin e avantazhit që në minutën e 11 me anë të Bratiç (supergol duhet thënë), por gjatë 45 minutave të para miqtë patën dy raste të pastra për të barazuar. Flamurtari e nisi mirë edhe pjesën e dytë, duke sulmuar në kërkim të golit, që erdhi pas një 11 metërshi të ekzekutuar nga Memelli. Faulli në zonë u shkaktua nga Brahja, që mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Kukësin me 10 vetë. Miqtë tentuan të sulmojmë dhe nisën të krijojnë, edhe pse me 1 lojtar më pak, por nuk arritën të konkretizojnë, duke provuar kështu për herë të parë shijen e humbjes në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë, në Berat, Tomori nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Luftëtarit të Gjirokastrës, në një ndeshje të tensionuar për rezultatin e së cilës vendasit akuzojnë arbitrin. Drejtuesit e klubit beratas, arbitri Ziri, nuk ka mundur që të drejtojë me kompetencë dhe paanshmëri një ballafaqim kaq të rëndësishëm dhe delikat për vetë pozitat që kanë të dyja skuadrat në tabelë. Ndërkohë, portieri i Tomorit, Llani, ka deklaruar dje, se gjirokastritët kishin tentuar një ditë para ndeshjes të blinin rezultatin. Lojtarët në fushë kanë qenë shumë të motivuar dhe kanë dhënë spektakël. Në fund, të dyja skuadrat kanë dalë me nga një gol e nga një pikë, por beratasit kanë protestuar sapo ka rënë bilbili, për gjykim të padrejtë dhe mbyllje para kohe të ndeshjes.

Në sfidën tjetër të ditës, Teuta kaloi me fitore bindëse 3-0 Bylisin, triumf ky që e ngjit ekipin bregdetar në vendin e dytë në renditje me 20 pikë. Për ekipin e Bylisit kjo humbje nuk mbetet pa pasoja, sepse mësohet se trajneri Agim Canaj dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Gjithsesi motivet e këtij vendimi ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Flamurtari jep shuplakën e parë për Kukësin në Superiore burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›