E Hënë, 2 Nëntor 2026

Erind Bajo, artist i ri nga Gjirokastra-Pasionin për muzikën që e nisi në fëmijëri e vijon çdo ditë

Erind Bajo, i riu 18 vjeçar nga Gjirokastra, që prej moshës 6-vjeçare ka nisur të luajë kitarë, duke shfaqur që herët pasionin për muzikën. Me kalimin e viteve, ky pasion është kthyer në pjesë të pandarë të jetës së tij. Rrugëtimi i Erindit është një dëshmi se kur dashuria për artin lind natyrshëm, ajo rritet bashkë me ty.

“Që prej moshës 6-vjecare, kam nisur të luaj kitarë, më pas kam ndjekur disa kurse dhe shkollën e muzikës”, tha Erindi.

Prej katër vitesh, tingujt e kitarës së tij gjallërojnë Pazarin e Gurtë të Gjirokastrës.  zëri i kitarës së Erindit sjell ndjesi të reja, duke i dhënë jetë çdo cepi të pazarit.

“Kam vite dhe dal çdo verë më shumë dal për qejf për të luajtur muzikë”, tha ai.

Erind Bajo është shembulli i një brezi të ri që i jep Gjirokastrës muzikë, ndjesi dhe frymë. Një djalë i ri me ëndrra të mëdha, që çdo ditë i afron më pranë realizimit përmes pasionit dhe përkushtimit.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›