Erion Bogdani rikthim te Salernitana?
Nuk dihet se sa te verteta jane fjalet e fundit te merkatos ne Serie A, por me renien e Livornos ne Serie B, gjasat qe Bogdani te largohet nga ekipi i kuqerremte jane shume te medha. Madje, mediat vendese mendojne per nje rikthim te goleadorit shqiptar ne radhet e Salernitanes, ekipi ku ai arriti te rilindte pas disa sezonesh me probleme e demtime. Salernitana, qe aktualisht militon ne Serie C1, ka siguruar ngjitjen per ne Serie B dhe deshiron forcoje ekipin per t'u kthyer qe sezonin tjeter ne kategorine e me te mireve. Bogdani shikohet si partneri ideal i sulmuesit Di Napoli. Por, kartonin e lojtarit e ka ne pronesi Kievo, e cila nga ana e saj mund ta mbaje shqiptarin ne skuader.