E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, fashisti Fini ne krye te deputeteve

Nje tjeter mbeshtetes i fuqishem i Berluskonit, "pushtoi" dje postin e kryetarit te Dhomes se Deputeteve ne Itali, nje dite pasi Renato Skjifani "rrembeu" kreun e Senatit. Gianfranco Fini, kryetar i Aleances Kombetare, u zgjodh ne raundin e katert te votimit me 335 vota nga 611 deputetet e pranishem, ndersa shumica e kerkuar eshte 306 vota. Fini eshte politikani i pare i dale nga ish-partia neofashiste Levizja Sociale Italiane (MSI) qe merr nje post kaq te larte ne shtetin italian, pasi kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve eshte i treti per nga hierarkia. Fini, 56 vjec, eshte kryetar i Aleances Kombetare, parti konservatore e dale nga ish-MSI-ja. Ai ka mbajtur postin e zevendeskryeministrit (2001-2006) dhe ate te shefit te diplomacise italiane (2004-2006) ne qeverine e meparshme te Berluskonit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›