E Diel, 1 Nëntor 2026

Erioni Do te dale Lorena ose Vlashi Zgjedhin veshjet per spektaklin

Arbri dhe Erioni fillojne qe te diskutojne me njeri-tjetrin lidhur me banoret qe jane ne nominim per kete jave dhe per banoret qe mendojne se duhet te jene ne nominim per kete jave. Arbri shprehet se do te deshironte qe ne nominim te shkonte Anila serish edhe Lorena. Erioni ndihet i merzitur nga Anila per shkak te refuzimit qe i ka bere ajo proves javore. Arbri eshte kurioz qe te dije mendimin Erionit per banorin qe mund te dale naten e sotme. Lorena ose Vlashi shprehet Erioni. Anila jo thote Arbri. Ata mendojne se Anila ka fituar imunitet nga nominimi ne nje fare menyre dhe se mundesia per te dale eshte me e vogel.

Franceska shkon ne dhomen e gjumit dhe fillon qe te provoje rroba duke menduar se cfare mund te veshe per spektaklin e nates se sotme. Vlashi i jep ide lidhur me veshjen. Franceska thote se e ka shume te nevojshme qe te flase me motren e saj.

Genta rri shtrire e veshur si bebe ndersa banoret bejne shaka duke e ngacmuar ate. Genta qesh por vazhdon qe ti qendroje strikte rregullave te vendosura nga Vellai i Madh.

Me vone banoret shkojne ne dhomen e gjumit nje edhe nga nje dhe fillojne qe te kontrollojne ne valixhet e tyre per rrobat qe mund te veshin gjate spektaklit.
Ndersa banoret qe jane ne nominim fillojne qe te bejne gati valixhet duke marre parasysh se mund qe edhe te dalin naten e sotme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›