E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Bertina, dashuri apo pëlqim?

24/03/10 13:54

Disa nga banorët qëndrojë jashtë dhe Bertina u tregon se është ngritur mbrëmë gjatë natës për të ngrënë dhe Kika përgjigjet që e ka parë që dera ka qënë hapur dhe ka menduar se mos është ngritur Manal, pasi ajo qëndron deri vonë.
Më pas Kika shprehet se Bertina qëndron gjithë ditën duke folur me Erionin dhe më tepër duke u grindur, ndërsa në mbrëmje flenë bashkë dhe kjo është dashuria e vërtetë. Tatiana ndërhyn dhe thotë që nuk e kupton mardhënien e çiftit Erion-Bertina. Kjo e fundit i përgjigjet që Tatiana e ka të vështirë për ta kuptuar. Më pas Tatiana shprehet se ata të dy nuk rrinë fare bashkë dhe Klodi i kthen përgjigje që dhe në jetën e jashtme një çift nuk mund të rrijë gjithë kohën bashkë. Bertina shprehet se ata e kanë konsumuar në fillim të ndënjurit gjithë kohën afër. Kika shprehet se ata e kanë konsumuar dashurinë e fillimit dhe Klodi thotë se dashuria është në forma të ndryshme dhe nuk do të thotë të rrish gjithë kohën bashkë. Kika pyet Klodin nëse mendon se Bertina me Erionin janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ai përgjigjet se dhe mund të kenë. Tatiana nuk pret që ta pyesë dikush dhe shprehet se ajo nuk mendon se ata dashurohen, por kanë simpati. Bertina thotë se simpatia është kur ndjen diçka dhe nuk e shpreh, ndësa kjo është ndryshe. Ndërsa Kika shprehet se mendon se ata janë në fillim të mbarë për një dashuri që do të lindë më vonë. Tatiana thotë se ata do ta shohin kur të dalin jashtë dhe Bertina shprehet se jashtë është më ndryshe pasi ka situata të tjera dhe dashuria është një koncept shumë i gjerë. Kika thotë se lidhjet që janë krijuar në shtëpi, ai i ka konceptuar si forma më e keqe që banorët kanë provuar për të ndenjur sa më shumë në shtëpi, por në rastin e Bertinës dhe Erionit ka qënë shumë afër dhe e di se si kanë vepruar, dhe nuk janë lidhur për arsyen e mësipëme. Klodi përgjigjet se atë nuk mund ta pohojnë me siguri këtë gjë. Kika shprehet se tashmë janë konsumuar lidhjet sa për show. Bertina thotë se lidhjet ajo nuk i krijon për hobi pasi me të tilla gjëra nuk bëhet shaka.
Kika shprehet se ai nuk i honeps dot kur dy persona lidhen dhe aktrojnë sikur janë të dashuruar duke u sjellë si nëpër telenovela. Klodi shprehet se nuk duhet përjashtuar mundësia dhe se dikush mund të bjerë vërtet në dashuri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›