E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (24 mars)

Dashi
21 mars- 20 prill

Ana e juaj sociale mund të zgjerohet shumë shpejt. Vazhdoni të ecni përpara dhe mos kurseni kohë as për partnerin/ën.

Demi
21 prill- 21 maj

Merreni një rrugë të gjatë, edhe pse nuk e keni imagjinuar këtë! Sigurisht se do të gjeni diçka interesante? Ndoshta, punë, dashuri apo diçka tjetër që do ju pëlqej.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Edhe pse do të jeni i zënë përpiquni që t’i kryeni punët sa më shpejt që është e mundur. Kujdes me paratë pasi që do ju nevojiten në këtë fund muaj.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Ndonjëherë gjërat e vogla do ju ndalin në punë. Punoni rreth tyre dhe zbuloni ndonjë alternative të re për punë. Do të keni sukses!

Luani
23 korrik- 22 gusht

Një detal apo dy do t’ju shkaktojnë paksa kokëçarje gjatë ditë së sotme. Megjithatë, yjet ju sugjerojnë që të keni më shumë kujdes në punë!

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Është një ditë e mirë për ju dhe shokët e juaj. Nëse keni talent për këngë, këndoni! Nëse keni talent për vallëzim, vallëzoni. Vetëm bëni diçka argëtuese!

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Vetëm po ndiheni mirë. Po ndiheni edhe keq. Po ndiheni edhe fantastik/e! Është një ditë e cila do të këtë të gjitha kontroverset brenda saj!

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Pavarësisht se si ndiheni duhet t’i tregoni më shumë gjëra të reja njerëzve të juaj. Nëse nuk e bëni këtë atëherë do të mund të keni probleme.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Mos harxhoni shumë para duke blerë gjëra të ndryshme në supermarket. Tashmë keni tesha të mira dhe të mjaftueshme, kështu që nuk keni nevojë të shpenzoni kot.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Dëgjoni njerëzit më të vjetër. Ata do t’ju tregojnë juve se çfarë të bëni. Pyetja është se “A do t’i kuptoni ju ata/ato dhe këshillat e tyre?

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Nëse keni ndonjë ndjenjë të mirë dashurie atëherë duhet ta shprehni. Nuk bëni asnjë gabim më këtë. Përkundrazi, tregoni sinqeritetin tuaj.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Organizohuni më mirë. Pavarësisht njerëzve apo gjërave do të arrini që t’i vini gjërat në vendin e duhur. Vazhdoni më të njëjtin ritëm të punës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›