E Diel, 1 Nëntor 2026

Erioni dhe Bertina nuk pajtohen në mendime

08/03/10 15:17

Erioni dhe Bertina ngelen vetëm në kopësht pasi pjesa tjetër e banorëve e kanë mbaruar mëngjesin. Bertina e pyet nëse ai është zgjuar përsëri mbërmë gjatë natës dhe ai i përgjigjet që nuk ka fjetur fare. Ajo nuk e beson dhe i thotë që e ka dëgjuar tek gërhiste, por Erioni shpjegohet që nuk ka fjetur fare rehat dhe ka fjetur e është zgjuar gjatë gjithë kohës. Ajo këmbëngul përsëri që e ka dëgjuat duke gërrhitur dhe ai i thotë që ndoshta ka qënë duke e bërë për shaka. Bertina shprehet që ka shumë gjëra që nuk i kupton tek ai dhe Erioni e pyet se cilat janë këto gjëra që ajo nuk kupton pasi ai do të mundohet tia shpjegojë. Bertina thotë që ajo nuk e kupton si tip dhe si person Erionin. Ai ia kthen në të njëjtë mënyrë, duke i thënë që as ai nuk e kupton Bertinën, dhe përmënd fjalët që ajo ka thënë mbrëmë kur kanë qënë duke biseduar nuk i fola një personi për shkakun e Erionit. Bertina shprehet se ka trasmetuar atë që ndjen, por e vërteta vret. Erioni thotë që i vjen keq që ajo ka humbur shansin të njohë dikë për shkak të tij. Bertina është pëegjigjur që ideja ka qënë diku tjetër, por Erioni i ka thënë që ajo këtë përshtypje i ka dhënë. Ajo i thotë që kur ai i ka kërkuar tia shpjegojë diçka, ajo e ka bërë. Erioni shprehet që atë e vrasin më shumë veprimet e bëra nga inati se ato që ajo ka dëshirë të bëjë realisht, pasi njeriu është i lirë të zgjedhi më të mirën. Më pas ai shprehet se i vjen keq që ajo i keqkupton veprimet e tij, dhe e ka fjalën për afrimitetin e tij me Oltën. Erioni i thotë që dhe në jetën jashtë është i dashur me shoqet dhe ajo ka për ta parë. Ai e pranon që kjo është një dobësi e tij, por ajo nuk duhet ta marrë negativisht këtë. Bertina shprehet që ai po përkrah atë person që ajo ka inat, duke iu referuar Oltës, madje thotë e urrej atë person. Erioni përgjigjet që ajo nuk mund t i kërkojë të heqë dorë nga shoqëria e tij dhe pse aty janë në lojë, por në jetën e përditshme është e vështirë të heqësh dorë nga njerëzit. Bertina shprehet që në këtë mënyrë ajo kupton se sa është i gatshëm të sakrifikojë Erioni për të, por ai i thotë që kjo nuk është sakrificë. Ajo e modifikon dhe thotë që është një tregues shumë i madh për të. Më pas biseda e tyre ndërpritet pasi Seldi i sjell kafenë që i ka kërkuar Bertina. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›