Erioni i vendosur për shoqëri

12/02/10 00:20
Erioni del në kopsht së bashku me Jetmirin dhe diskutojnë për mërzitjen e Bertinës kundrejt tij. Erioni i tregon se Bertinës i kishte ngelë hatri se ai i kishte refuzuar një petull, ndërsa ditën e sotme se ai bashkë me të tjerët i kishin thënë që ajo vetëm di të ankohet dhe se në një moment kur ajo i ishte afruar dhe e kishte prekur tek shpatulla, ai nuk kishte reaguar sepse ishte duke bërë shaka me Pamelën. Erioni thotë se nuk i pëlqejnë këto reagime të Bertinës, që asaj ti ngelë hatri për vogëlsira e ti shohë gjërat kaq përciptazi. Ndoshta është faji im që i kam dhënë më shumë rëndësi dhe e kam afruar më shumë se të tjerat, ndoshta duhet parë me sy tjetër- thotë ai. Kur Miri e pyet se cfarë ka vendosur të bëjë dhe a është plotësisht i bindur për veprimet e veta, Erioni i përgjigjet se do ta shohë Bertinën me syrin e cdo kunkurenteje tjetër, se është i bindur për këtë dhe se këtë gjë nuk do ia thojë drejtpërdrejt, por do ia lërë ta kuptojë nga veprimet e tija edhe pse deri diku ia ka thënë. Miri duket i habitur nga vendimi i Erionit dhe sjellja e Bertinës dhe thotë se nuk e kupton që arritën deri në këtë pikë për disa keqkuptime, por Erioni thotë se ndoshta është më mirë. Unë nuk do ndryshoj sjellje, ato që kam bërë do i bëj sërish- thotë Erioni por thekson se do ta shohë Bertinën si gjithë vajzat e tjera. Ai tregon disa raste kur Bertina të njëjtat gjëra që i ka thënë ai dhe të tjerët, atij ia merr seriozisht ndërsa të tjerëve me sportivitet, ndaj Erioni thotë se do që edhe atë Bertina ta shohë si të tjerët. Kur Miri i vë në dukje se ndoshta Bertina e pëlqen, ai ia kthen se nuk dëshiron që gjërat të shkojnë deri në atë pikë, për arsye të ndryshme. Shoqërinë ia fal, më tej jo- vazhdon Erioni, por Miri me dyshim e pyet për marrëdhënien deri tani. Erioni i thotë se kanë qënë shokë dhe se ai është tip i dashur me të tjerët ndaj i ka qëndruar afër, por banorët e tjerë mund të jenë keqkuptuar nga ky afrim.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));