Erioni: nuk do te ndodhe asgje

11/02/10 20:57
Sedli, Kika dhe Erioni kane qendruar per te biseduar ne oborr. Tema dominuese ka qene ne lidhje me Bertinen. Seldi e ka pyetur se cfare do te behet me ata te dy, dhe Erioni i eshte pergjigjur qe nuk do te ndodhe asgje mes tyre. Seldi i ka thene qe kjo gje e cudit por Erioni i ka argumentuar qe objektivat e tij ne kete loje dhe ne kete averture nuk jane keto. Ai thote qe ai nuk do te shfrytezoje asnje njeri qe te jete ne qender te vemendjes. Erioni i thote qe per te eshte me mire te vazhdoje shoqerine me te dhe jashte dhe nese dicka do te ndodhe do te jete kur te dalin, jo aty brenda. Ai shton qe si tip eshte shume i matur, pertej asaj qe mund te duket ne pamja e pare. Kika i ka thene djemve qe nese ekziston nje ndjenje e vertet dhe e madhe askush nuk llogarit me asgje, por do te donte ta kishte prane njeriun qe do, sikur ti duhej ta kerkonte dhe ne fund te botes. Erioni shprehet qe eshte shume i sigurt per ate qe mendon dhe i thote Seldit qe e ka bezdi kur te tjeret i permendin emrat e atyre te dyve. Seldi i ka thene qe ato i kane bere per shaka por ne momentin qe Erioni do tja shprehte qe e bezdisin, ai nuk do ta permende me. Erioni i thote qe jeta jashte eshte shume ndryshe nga aty dhe raportet mund te permbysen kur te dalin. Ai i thote qe ka nevoje me teper per nje shoqeri te mire se sa per nje lidhje qe mund te zgjase shume pak.
Me pas djemte kane biseduar per faktin qe ata jane shume te qete dhe nuk jane grindur asnjehere me njeri-tjetrin. Erioni thote qe ndoshta Vellai i Madh ka perzgjedhur vetem njerez te mire e te urte, madje me tolerant se cduhet. Kika i ka thene qe ata nuk mund te dalin nga vetvetja, dhe nese jane ashtu nuk kane pse te sillen ndryshe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));