E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni mërzitet me Bertinën

11/03/10 00:43

Erioni dhe Bertina dalin jashtë dhe debatojnë me njëri-tjetrin. Erionit i ka ngelur hatri sepse kur banorët e grupit ku bënte pjesë edhe Bertina, u nisën për të shkuar në pistën e patinazhit, teksa dilnin Bertina nuk e kishte takuar Erionin i cili ishte afruar pikërisht për këtë. Ai ia thotë këtë Bertinës, por ajo i thotë se nuk e kishte vënë re një gjë të tillë. Erioni nuk e pranon jystifikimin e saj dhe vazhdon të shpjegohet se ai ka të drejtë të mërzitet për sjelljen e Bertinës, pasi ndjehet i ofenduar nga veprimi i saj. Vajza i thotë se ai mërzitet për gjëra të parëndësishme, por Erioni e kundërshton dhe i thotë se kjo për të ishte shumë e rëndësishme pasi ndoshta ajo mund të ishte lënduar në pistën e patinazhit, ose mund të ndodhte diçka tjetër dhe ata nuk do të takoheshin më nëse njëri do të dilte nga shtëpia. Pranoje që e ke gabim dhe mos nxirr jystifikime të kota i thotë Erioni Bertinës. Pas kësaj ajo vë re që Erioni është mërzitur vërtetë dhe i thotë ok do ta kem parasysh për raste të tjera, por djali i thotë që nuk do këtë prej saj sepse tashmë nuk ka më rëndësi. Nuk dua që ta bësh herës tjetër sepse do e bësh ngaqë ta kërkova unë dhe jo sepse e ndjeve thotë Erioni. Më pas ai i thotë se nuk e di nëse ai është personi më i rëndësishëm për Bertinën brenda shtëpisë së BB sepse sjellja e saj nuk i tregon këtë gjë. Bertina i thotë se njerëzit kanë mënyra të ndryshme për ti shprehur gjërat. Erioni i thotë se që tani e tutje edhe ai do të thotë se gjërat i bën ashtu siç i ndjen. Ajo i thotë se edhe ai vazhdon të bëjë disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, por Erioni i kërkon që ajo të mos përdorë raste e tilla sepse po e deformon bisedën. Të dy debatojnë për disa minuta. Më pas vjen Edi dhe debati i tyre përfundon duke i lënë të dy të mërzitur. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›