E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kënaqur për provën

11/03/10 00:20

Pas thashethemeve të ditëlindjes së Kikës në dhomën e gjumit tashmë flitet për provën e Javës. Valoni vjen aty dhe i thotë Oltës se prova e javës do të varej nga ai, Seldi, Rezi dhe Olta. Olta e pyet se nga e dinte ai këtë gjë dhe Valoni i thotë se kështu do të jetë dhe largohet përsëri, por Olta i thotë se kjo nuk është e vërtetë. Kështu ata diskutojnë për grupet ndarëse të provës ku Domenika pyet nëse grupet për provën do të ishin këhtu gjithmonë dhe Olta i përgjigjet se ato janë të caktuara nga Vëllai i Madh. Më pas ata diskutojnë se si do të zhvillohët prova të shtunën gjatë spektaklit. Ada thotë se ajo beson se do të vlerësohen për provën e patinazhit gjatë këtyre ditëve të javës. Domenika ndan të njëjtin mendim me Adën dhe thotë se të shtunën prova e javës do të konsistojë në një kërcim. Banorët e BB do të bëjnë balet, me koreografi të cilën nuk e kanë zgjedhur akoma. Ajo pyet Oltën se çfarë kërcimi do të zgjedhin të bëjnë. Më pas ata flasin për patinazhin. Klodi thotë se ai mendonte se do të kishte dashur të qëndronte më tepër. Edhe vajzat dëshironin që të qëndronin më tepër, por shprehen edhe mjaft të kënaqura që kanë arritur të dalin jashtë shtëpisë. Për provën bisedohet edhe në sallon nga grupi tjetër ku Bertina tregon për ushtrimet dhe lëvizjet që u kishin mësuar instruktorët e patinazhit artistik. Ata bëjnë komënte për lëvizjet e tyre dhe flasi për kënaqësinë që kishin fituar nga kjo eksperiencë. Ndër të tjera ta bëjnë edhe thashetheme për grupin tjetër dhe se si ishin aktivizuar ata gjatë provës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›