Jamie, gjithmonë i rrethuar nga gratë

Aktori 42 vjeçarë Jamie Foxx – i cili për momentin është beqar – pretendon se ai është lindur që të jetë një “gjentelmen i vogël” qysh nga mosha e re përderisa gjithmonë ka qenë i shoqëruar nga gratë që e kanë mësuar të jetë një partner i mirë.
“Së pari, ishte gjyshja e ime e cila gjithmonë përkujdesej që të isha një gjentelmen i vogël dhe më mësoj këtë metodë”, tha ai. “Pastaj unë fillova të luaj në piano kur isha vetëm tetë vjet dhe kjo me ka ndihmuar shumë që rreth vetës te kem gra, sepse shumica e grave kanë dëshirë që t’i bësh muzikë romantike”.
“Kjo është arsyeja se pse gjithmonë jam i rrethuar me gra. Kam pasur dashuri platonike me 20 deri në 25 gra duke filluar nga artistët profesionale e deri tek ato gra të thjesht të cilat japin më shumë dhe dinë çfarë bëjnë”, ka thënë Foxx.
Pavarësisht se ai ka bërë më të mirën për t’i kuptuar gratë, Jamie pranon se ato e kanë lënë atë disa herë të shtangur dhe ai mendon që gjinia e kundërt i kupton me lehtë meshkujt.
“Është aq lehtë të luash me ne meshkujt saqë e urrej që t’i tregoj ndonjë sekret gruas - sepse ato gjithmonë i përdorin ato”, thotë ai.