E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni sqarohet me Jonën dhe Seldin

29/04/10 01:00

Erioni i kërkon Seldit që ti shpjegojë se përse i tha i mban pishtarin Mirit. Seldi i thotë se debatin e filloi vetëm nga fakti se po i duket sikur me Jonën po përsëritet historia me Pamelën ku Jetmiri e ngacmonte dhe pas tij edhe Erioni. Erioni i thotë se ai nuk e ka ngacmuar asnjëherë Pamelën, përveç shakave që ka bërë me të dhe për më tepër Pamela nuk i kërkoi asnjëherë që të flisnin apo të sqaroheshin. Seldi i thotë se Pamela nuk pati kohë që të fliste me të sepse doli shpejt, por Erioni e kundërshton duke i thënë se ajo ndenji tri javë në shtëpi dhe mjaftojnë për tu sqaruar. E ndërsa ata flasin, ndërhyn Jona e cila i kërkon shpjegim Erionit për faktin që ai në drekë ishte shprehur se për të Jona nuk ekziston fare në shtëpi. Erioni i thotë se ai nuk e ka dëshirën që ti ulë personat e tjerë, por nëse do të bënte një renditje të miqësisë dhe afrimitetit që ka ai me banorët, Jonën e rendit të fundit sepse me të ka më pak njohje dhe më pak kohë. Erioni thotë Jonës se ajo duhet të mendohet mirë përpara se të thotë një gjë sepse ata nuk njihen dhe këtu i referohet shprehjes së saj se Erioni ndërron muhabetin. Jona i thotë se ajo e tha për atë moment dhe jo se çfarë bën Erioni në përgjithësi, por në atë bisedë kundërshtoi mendimin e tij të parë. Erioni i sqaron edhe një herë duke u thënë se ajo ishte një ironi pasi është shumë e shëmtuar që ai të dalë në ekran i veshur si femër. Jona i thotë se ajo e kishte marrë si një gjykim ndaj femrave. Ata i thonë Erionit se ai ka ndryshuar qëndrim me ta kohët e fundit. Erioni i kundërshton duke u thënë se nuk është ai që ka ndryshuar qëndrim, por janë të tjerët që pas spektaklit të kaluar po e shohin me sy tjetër vetëm sepse ai po rri me Jetmirin. Kështu ata sqarojnë keqkuptimet mes tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›