E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasion për gjermanishten - Mësuesit e gjermanishtes në punë

Këto janë vetëm disa zëra, që duan të japin kurajo, për të mësuar gjuhen gjermane për ta praktikuar atë. Në të gjithë botën ka disa milionë mësues dhe nxënës të gjermanishtes, biles me pasion të madh. Edhe pse disa prej tyre e gjetën gjuhën gjermane nga monotonia.

Është një mbrëmje e freskët në Afrikën e Jugut. viti 1961. Rudolfi 16 vjeçar rri prej së paku dy orësh mbi detyrat e shtëpisë. Ai nuk e ka aspak qejf matematikën. Herë pas here hedh vështrimin në dhomë, derisa zbulon radion e vogël. "Unë rrotullova nga dëshpërimi butonin e radios dhe kështu ndesha melodinë e bukur nga Fidelio i Beethovenit 'Kërkon vëllai vëllanë'. Pastaj unë dëgjova zërin, që thoshte "

"Ju flet Deutsche Welle. Të nderuar dëgjuese dhe dëgjues. Ne fillojmë, si çdo të martë me pasqyrën e artikujve të gazetave dhe me tregun e lëndëve të para...

" dhe unë mbeta me një frymë. Në fakt e kuptova që ishte gjermanisht. Kisha ndjenjën kjo është e vërteta, vjen direkt nga Gjermania, përveç kësaj nuk kushton asgjë. Ai ishte për mua një përjetim fare i ri i pazakonshëm dhe bëri që unë që nga ai moment e kam dëgjuar Deutsche Welle sa herë kam mundur, me pasojën që arrita të kuptoj shumë shpejt me të dëgjuar."

Bildunterschrift: Mësimi i gjuhës gjermane në Tiranë

Rudolf Rode u bë mësues i gjermanishtes. Si specialist për gjermanishten si gjuhë e huaj ai përgatit sot pedagogët e rinj në Kapstadt. Dhe ai u rekomandon studentëve të tij me gjithë zemër ofertën multimediale të faqes së kursit didaktik të gjuhës gjermane: "A mund të mendoni, që në çdo rast unë u tërheq vemendjen mësueseve dhe nxënësve, që të dëgjuarit është shumë i rëndësishëm, dhe që këtë mund ta përfitosh pa shpenzime pëmes Deutsche Welle-s."

Entusiazmi për gjermanishten u zgjua tek afrikanojugori në fakt rastësisht, sepse ai nuk e donte matematikën. Por ama u zgjua një pasion që zgjati gjithë jetën.

Thuajse e njëjta histori mund të kishte ndodhur në Hungari. Vetëm disa dekada më vonë

Në një mbrëmje dimri me borë Adami i vogël mëson me vështirësi në fletoren e tij të matematikës. Shifrat nuk i binden. Më tepër e entusiazmojnë shkronjat, fjalët, fjalitë, gjuhët e huaja.

Adam Gacs studjon germanistikë dhe vendoset në SHBA. Në Chicago u jep mësim gjermanisht në kolegj. Pyetja, se përse është bërë mësues i gjuhës gjermane, i bën t'i ndrijnë me të vertetë sytë.

"Unë jap mësim gjermanisht, sepse jam i bindur që studentët e mi mund t'i entusiazmoj për gjuhën, përmes një mësimi, ku përfshin edhe mediat, përmes së cilave natyrisht që jep mësim gjuhën, por edhe kulturën. Dhe të përditshmen dhe studentët i vë në dijeni, se çfarë ndodh në vendet gjermanishtfolëse. Kjo do të thotë sjell oferta multimediale si dhe muzikë. Për këtë arsye."

Bildunterschrift:

Mësuesi i ri Adam Gacs ka të përbashkët me kolegun e tij nga Afrika e Jugut jo vetëm pasionin për profesionin dhe gjuhën gjermane. Të dy janë si të elektrizuar nga bota që po afrohet gjithnjë e më shumë brenda vetes dhe nga shumëllojshmëria mediale. Vetëm se Adami sot nuk duhet të lëvizë më butonin e radios me valë të shkurtra, por mund të shkarkojë nga interneti ofertat për mësimin e gjuhës. Psh në Deutsche Welle

"Aty unë gjej oferat më të mira didaktike "Gjermanishtja e përditshme" apor "Fjala e javës". Ofertat Podcast-më duken gjithashtu shumë të rëndësishme, sepse studentët duhet edhe t'i dëgjojnë. Lajme të folura ngadalë i shfrytëzojmë nganjëherë, kjo më duket e rëndësishme, sepse përndryshe është shumë shpejt për studentët. Por oferta ndihmon Ajo që unë përdor shpesh është Youtube. Ka Deutsche Welle në Youtube, dhe aty janë videot Tani unë i kam abonuar dhe marr çdo ditë videot e reja, dhe pastaj mund t'u dërgoj nxënësve gjëra shumë aktuale: Shiheni, më duket shumë mirë."

Autor: Zuzanna Leetz / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›