E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani refuzon QPR

Londër - Bogdani hedh poshtë një ofertë të menaxherit të njohur italian Flavio Briatore. Sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, e ka refuzuar ofertën e Queens Park Rangers të cilët militojnë në Ligën Championship, njofton "Sky Sports", megjithatë transferimi i tij në Angli është i mundur.

Shtatlarti i Kombëtares shqiptare është i kërkuar nga dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio, ndërsa ai ka shprehur dëshirën të transferohet në Ligën Premier.

Hull City dhe Fulhami janë dy skuadrat të cilat dëshirojnë shërbimet e 31-vjeçarit shqiptar, ndërsa edhe Bogdani është shprehur i interesuar të largohet nga Italia ku ka qëndruar më se dhjetë vite dhe ta sfidojë veten në ndonjë ligë tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›