E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Dinamo u beson blerjeve të reja

Tiranë - Si Tirana, ashtu edhe Dinamo duket se i beson skuadrës së saj në derbin midis tyre. E teksa nga kampi bardh e blu vijnë deklarata për fitore të sigurtë, edhe lojtarët dinamovit shprehen me të njëjtat tone. I rikthyer në fushën e lojës pas dy muajsh pas dëmtimit që pësoi në gju, mbrojtësi dinamovit Danilo Nikolic i beson shumë skudrës së tij pas tranfertave të fundit. "Bakaj, Bodrusic, Ceko, Romero dhe Plaku kanë forcuar lojën e Dinamos në pozicione të ndryshme të fushës", ka thënë ai për "Panaroma Sport". Lidhur me derbin ndaj Tiranës, Danilo Nikolic u shpreh se dëshiron fitore, pavarësisht se sipas tij "Derbi mbetet derb, dhe ka brenda tij tre rezultate".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›