Erjon Bogdanit i vjedhin kepucet

Ne Itali ka ndodhur nje ngjarje e cuditshme ku nje prej viktimave ishte sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani. Gjate mengjesit te djeshem hajdutet kane arritur te hyjne ne qendren sportive Rogoni ndersa depertuan deri ne dhomat e zhveshjes ku grabiten 28 pale kepuce futbolli.
Hajdutet jane trembur nga ndihmesmagazinieri i klubit te Cezenes ne momentin kur po tentonin te merrnin edhe nje cante ne te cilen ndodheshin dorezat e portierit Antonioli.
Me te pafatet ishin dy lojtaret Pianxhereli dhe Jimenez te cileve iu grabiten kater pale kepuce te gjitha te modeleve te fundit ndersa Kolucit Tactsidisit dhe Malonges iu vodhen tri pale. Mes me shume te demtuarve ishte edhe Bogdani qe nga kjo ngjarje humbi dy pale kepuce te cilat sapo i ishin dorezuar nga kompania e mirenjohur Adiddas. Ngjarja ka ndodhur vetem pak ore perpara sfides qe Cezena do te luaje ne Serine A kunder Barit.