E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erkand Qerimaj, i 7-ti në Botërorin e Koresë

Qerimaj konkurroi sot në kategorinë e peshës deri në 77 kilogram, duke ngritur 156 kilogram në shkëputje dhe 193 kilogram në shtytje. Ai dështoi në provën e parë në stilin e shkëputjes me 153 kilogram, por e ka korrigjuar veten në të dytën, duke e ngritur me sukses këtë peshë.

Ndërkaq, në provën e tretë, 21-vjeçari ka ngritur me sukses 156 kg, duke marrë vendin e 7-të në stilin e shkëputjes. Kurse në shtytje, Qerimaj ka ngritur me sukses 187 kg në provën e parë dhe ka dështuar në provën e dytë me 192 kg. Por në provën e tretë, ai ka ngritur 193 kg, duke marrë vendin e 8-të në shtytje dhe duke vulosur kështu vendin e 7-të në dygarësh me 349 kg gjithsej.

Garimi i kuqezinjve ka nisur të hënën me Romela Begajn, e cila ka konkurruar në kategorinë e peshës trupore deri në 58 kg. Ajo ka ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, por është detyruar të kënaqet me vendin e katërt në botë, me një total prej 207 kg në dygarësh.

Përveç Romela Begajt dhe Erkand Qerimajt, për Shqipërinë do të konkurrojë dhe Ervis Tabaku, në peshën deri në 85 kg.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›