E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta sot viziton Prishtinën

PRISHTINE - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, sot mbërrin në Prishtinë Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Gjatë qëndrimit të tij dyditor, ministri Meta do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh. Përpos takimit të punës me ministrin Hyseni dhe nënshkrimit të një protokolli të bashkëpunimit midis dy ministrive, ministri Meta do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, komandantin e KFOR it, Markus Bentler, përfaqësues të partive politike, minoriteteve etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›