Erkand Qerimaj, i katërti në Europë

Erkand Qerimaj, shpresa e peshëngritjes për meshkuj, nuk arriti të futej në zonën e medaljeve në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Linjano të Italisë.
Shkodrani Qerimaj kunkurroi në peshën 77 kg, duke zënë vendine katët në dygarësh me 345 kg në total: 155 në stilin e shkëputjes dhe 190 në shtytjes. Rusi Oleg Perepechenov me 362 kg të ngritura në dy stilet u shpall kampion i Europës në peshën 77 kg.
Ja dhe rezultatet
1. Oleg Perepechenov (RUS) 362 kg (164+198)
2. Ara Khachatryan (ARM) 361 kg (165+196)
3. Aleksey Yufkin (RUS) 355 kg (155+200)
4. Erkand Qerimaj (SHQ) 345 kg (155+190)
5. Giovanni Bardis (FRA) 335 kg (155+180)
6. Piotr Chruscieëicz (POL) 333 kg (140+193)
7. Sebastian Dogariu (ROU) 327 kg (147+180)
8. Namig Jamilov (AZE) 326 kg (146+180)
Kërcënimi i Kampiones
Romela Begaj, Kampione Europe në shkëputje në peshën 58 kg, njëkohësisht nënkampione e kontinentit në dygarësh, kërcënoi shtetin se mund të largohej nësë ajo nuk do të shpërblehet nga shteti për tri medaljet e mara.