Ishi-Kotorri: Shkumbini ka plus tifozerinë

Portieri i Dinamos, Elvis Kotorri beson se do t'ia dalë të ndalë sulmin e Shkumbinit. Ish-portieri i Elbasanit ka luajtur më parë me skuadrën peqinase në sezonin 2003-2004.
"Loja e tyre bazohet te kolektiviteti dhe grupi ka një ego për të admiruar. Kanë plus edhe tifozerinë", - tha portieri dinamovit, i cili ka pësuar numrin më të vogël të golave në kampionat, 10 nga 11 që ka pësuar në total Dinamo në 27 javë.