E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ermal Shena, drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Balluku: Garanci shtesë për përshpejtimin e arritjes së objektivave

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar sot Ermal Shenën si drejtorin e ri të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH). Ky emërim, i bërë nga Këshilli i Ministrave më 10 shtator, zëvendëson në këtë detyrë Kastriot Gurrën.

Balluku theksoi se ekspertiza dhe përvoja e Shenës në fushën e infrastrukturës dhe energjisë përbën një garanci shtesë për përshpejtimin e arritjes së objektivave të agjencisë. Ajo nënvizoi rolin kyç që ASHSH-ja luan në realizimin dhe avancimin e projekteve infrastrukturore në të gjithë vendin, duke e cilësuar si një nga institucionet më të rëndësishme për zhvillimin e tyre.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kronika

    Të gjitha ›