E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali-Franceskes Jemi dy shoke Franceska Dy shoke nuk puthen

Pasi perfundon biseden me Erionin Doloreza shkon tek Limi dhe fillon qe te diskutoje me te. Pas pak minutash qendrimi afer tij Doloreza vendos qe te lere proven.

Erioni dhe Ermali afrohen tek njeri-tjetri ndersa atje shkon Franceska dhe me pas Klaudja e cila i pyet se si po ndihen brenda ne kuti. Ermali e pyet ne lidhje me biseden qe ka pasur ai me Dolorezen por Erioni ia pret shkurt duke i thene se ata thjesht kane diskutuar me njeri-tjetrin pa thene asgje ne vecanti.

Franceska shkon afer kutise se Ermalit dhe fillon ta puthe ate nepermjet hapesirave dhe vrimave te kutise. Ermali i thote se e konsideron si shoqe ndersa Franceska ia kthen duke i thene se shoqja radhitet pas familjareve. Jemi shoke te mire qe mund te pelqehemi por vetem kaq i thote Ermali. Me duket shume cudi qe dy shoke te puthen ne buze ia kthen Franceska. Puthja nuk eshte gjithcka i pergjigjet Ermali. Ajo kerkon te dije nese Ermali eshte vertet i lidhur dhe nese ka nje te dashur qe e pret jashte sepse nese eshte keshtu do te deshironte qe ata te ndaheshin. Jam femer vete dhe sdua qe te ma bejne edhe mua keshtu shprehet Franceska.

Ermali nuk pranon qe te tregoje nese eshte apo jo i lidhur me dike jashte por flet ne pergjithesi pa dashur te hyje ne detaje duke mos u treguar i qarte ne ate qe do te thote. Qe ketej e tutje gjerat do te jene ndryshe shprehet Franceska. Ermali thote se per ate njesoj eshte dhe se ajo duhet te veproje ashtu sic mund te ndihet me mire.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›