E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme Lorena dhe Graciano po lidhen

Genta Elvisi Anila dhe Lorena rrine shtrire ne te njejtin krevat dhe fillojne te diskutojne lidhur me eliminimet qe mund te beje Vellai i Madh gjate spektaklit. Genta e pyet Lorenen se si ndihet dhe ajo shprehet se eshte ne ankth pasi mendon se mund qe edhe te dale nga shtepia. Genta jep mendimin e saj lidhur me te skualifikuarit e kesaj jave dhe thote se mendon qe mund te dale Anila ose Lorena. Elvisi e pyet Lorenen duke e ngacmuar se si eshte ndier ajo ne prani te Gracianos ndersa Lorena nuk pranon te thote se e shikon me ate sy Gracianon.

Franceska shkon perseri afer kutise se Ermalit dhe fillon qe te bisedoje me te. Franceska i tregon atij me ze te ulet se ka marre vesh nje thashethem lidhur me Gracianon dhe Lorenen te cilet kane fjetur bashke naten e mbremshme. Ermali e thote me ze te larte ne menyre qe ta degjojne edhe banoret e tjere te cilet jane duke kryer proven Liami dhe Ermali. Franceska thote se Lorena eshte shprehur qe e pelqen shume Gracianon. Banoret e komentojne dhe fillojne qe te bejne shaka me njeri-tjetrin. Te gjithe u lidhen vetem une i shkreti mbeta shprehet Elvisi. Ke Dolorezen i thote Erioni ndersa Elvisi thote se ajo nuk i pelqen.

Atje afer kalon Lorena dhe Elvisi i therret per ta pyetur ne lidhje me Gracianon. Me kishe tradhtuar me Gracianon i thote Elvisi. Ai vazhdon ti thote duke qeshur se ka dashur qe te lidhet me te per ta cuar ne shtepi por Lorena i premton se do te flasin qe ne momentin qe ai do te dale nga kutia dhe largohet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›