E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermonela Jaho, sopranoja më seksi në Verona

Kush tha që në Opera nuk ka vend për konkurse bukurie. Në sezonin artistik në Arenën e Veronës, tashmë ka filluar të flitet për sopranot seksi që janë ngjitur në skenën më madhështore të operas lirike. Kriteret bazë janë perfomanca dhe sigurisht bukuria e këngëtareve lirike. Në klasifikimin e këtij viti bën pjesë edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho. E cilësuar si “Sopranoja seksi”, e vetmja sfiduese për këtë “titull” e shqiptares Jaho duket të ketë qenë biondina me sytë blu, Amarilli Nizza. Votimi për të klasifikuar më të bukurat dhe më seksi të Op-Star (Opera Star) është bërë përmes rrjetit social Facebook, ku adhuruesit e muzikës klasike kanë kërkuar të dinë më shumë rreth bukurosheve, kuriozitete rreth jetës së tyre, pasionin për këngën lirike, historitë dhe sekretet e tyre.

E gjitha për faji të Playboy-yt

Disa vite më parë, në kopertinën e Revistës së njohur ‘Playboy’ u shfaq si asnjëherë më parë, me gjithë sensualitetin e saj, sopranoja e bukur ruse, Anna Netrebko. “Sexy Babe” e muzikës klasike ishte titulli në krye. Që nga Maria Kala te Fiorenca Kasoto, nga Katia Riçareli te Renata Tebaldi, për të mos folur pastaj për treshën Pavaorit-Karreras-Domingo, kanë qenë mite të muzikës lirike dhe shumë të dashur për publikun. Por sot, duket se këngëtaret lirike janë transformuar në “Star” (Yje) të kohëve moderne. Pas bukuroshes ruse Netrebko, në klasifikimin “seksi” kanë hyrë e kanë dalë shumë këngëtare. Të bukura, të reja, të talentuara, ja dhe klasifikimi i atyre që janë ngjitur në Arenën e Veronas

Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më e bukura

“Kurorën” që nga viti 2008-të e mbante sensualja ruse Ana Netrebko. Por tani kurora nuk është më e saj. Ajo i ka shkuar sopranos shqiptare Ermonela Jaho e cila u ngjit për herë të parë këtë vit në skenën e Veronas, në interpretimin e Violetës, në Operan Traviata. Që fëmijë kishte një pamje të mrekullueshme dhe konkursin e parë të rëndësishëm si këngëtare lirike e fitoi që kur ishte 19 vjeç. Sot përveçse e talentuar, ajo është një nga interpretueset më tërheqëse të klasifikimit “Op-Star”. Me ngjyra të tjera, por me të njëjtin sukses, biondina me sytë blu, Amarrili Niza, është klasifikuar si seksi-op e këtij sezoni. Muzika për të është çështje familjare, ku për katër breza nga familja e saj kanë dalë vetëm këngëtarë lirikë. Një tjetër bionde e operas, edhe ajo debutuese në Arena (Verona), është Natalia Kraevsky nga Shën Petërburgu. Por në klasifikimin e bukurosheve më seksi nuk mund të mungonte Aleksandra Murzak, soprano polake e cila një vit më parë debutoi në Teatrin “La Scala” të Milanos. Por ky klasifikim nuk i përket vetëm femrave. Edhe meshkujt janë përfshirë në votim. Në vend të parë qëndron i ashtuquajturi “Bruce Willis”, i skenave operistike, Antonio Siragusa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›