E Diel, 1 Nëntor 2026

Ernest Muçi: Humbëm, por jemi ende në garë për vendin e parë

“Ishim pak të zhgënjyer, normal, kur pësuam golin e parë dhe u ndëshkuam me karton të kuq”. Ernest Muçi ka komentuar humbjen 2-1 të pësuar në transfertë përballë Finlandës.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, jam krenar për mënyrën se si reaguam pas golit. Jemi akoma në garë për vendin e parë. Në fillim kemi San Marinon, pastaj në nëntor dy ndeshje, Bjellorusinë dhe Finlandën.  Jemi akoma në lojë për vendin e parë, na presin shumë ndeshje të rëndësishme”.

“Rivali direkt, Finlanda? Nëse në fushë do të ishim 11 kundër 11, do të ishte ndryshe. Në Tiranë do të luhet diçka tjetër”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›