E Diel, 1 Nëntor 2026

Ernest Muçi rikthehet në Kombëtare

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Ernest Muçi është ftuar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit. Ekipi turk ku luan futbollisti kuqezi, Trabzonspori e ka konfirmuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e publikon nesër listën e plotë për përballjen me Poloninë më 26 mars.

Ky është një rikthim i bujshëm në Kombëtare, teksa Muçi ka shpëthyer te Trabzonspori, ku ia ka dalë të shënojë 13 gola në 30 ndeshje, si dhe të asistojë në katër raste, duke u bërë idhulli i tifozëve të klubit turk.

Në vitin 2025 për futbollistin pati vetëm 30 minuta hapësirë te kuqezinjtë, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë roli do luajë në “play-off”.

Me shumë minuta në këmbë, paraqitje për t’u marrë shembull dhe gola, Muçi gjen një Kombëtare që ka nevojë për fantazi që do ta dërgonin në finalet e Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë. Ky takim gjysmëfinal për fazën “play off” të Botërorit është rezervuar më 26 mars, dhe nis prej orës 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›