E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erozioni rrezikon banesat/ Në Manati të Lezhës disa banesa rrezikojnë të shemben

Pas përmbytjeve masive të ditëve të fundit, në qarkun Lezhë është shfaqur edhe fenomeni i erozionit. Bëhet fjalë për zonën në fshatin Manati, ku dy banesa dykatëshe janë plasaritur për shkak të rrëshqitjes së tokës

Fenomeni i shfaqur në këtë lagje rrëzë malit të fshatit është shqetësues. Të rrezikuara nga rrëshqitja janë disa shtëpi në këtë zonë, ndërsa banoret thonë se erozioni është shfaqur nga vërshimi i ujerave nga mali, për shkak të dëmtimit të pritave malore.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga shteti, pasi jeta e tyre në këto banesa është në rrezik.

Për banorët e zonës si zgjidhje afatgjatë, shihet ndërtimi i pritave malore të cilat janë dëmtuar ndër vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›