E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shefi i kabinetit të Joe Biden pritet të largohet në 7 shkurt

Ron Klain, shefi i Kabinetit të presidentit Joe Biden,  pritet të largohet nga posti i tij në javët e ardhshme.

Largimi i veteranit Klain do të ishte një ndryshim i madh në Shtëpinë e Bardhë, pasi Klain menaxhon planin e Biden dhe drejton axhendën e tij politike.

Ashtu siç bën të ditur New York Times, Klain ka të ngjarë të largohet pas fjalimit të presidentit Biden më 7 shkurt.

Ron Klain ka kaluar dekada si një nga ndihmësit kryesorë të Joe Biden, fillimisht në Senat dhe më vonë kur Biden ishte zëvendëspresident.

Klain ka qenë këshilltar dhe përgjegjës për fjalimet në fushatat e Bidenit në vitin 1988 dhe 2008. 61-vjeçari ka shërbyer si ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë të ish-Presidentit Barack Obama dhe shef i stafit të zëvendës-presidentit Al Gore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›