Ersekë, çelet panairi i prodhimeve artizanale
ERSEKË- Është celur mbrëmjen e djeshme në Ersekë edicioni i parë i panairit për trashëgiminë kulturore, ku janë promovuar prodhimet artizanale dhe gatimet tradicionale të rajonit juglindor.
Dhjetra amvisa nga Erseka dhe rrethinat përreth kanë paraqitur produktet e tyre të shumëllojshme ku kanë mbizotëruar punimet në qendisje, shtizë dhe qeramikë.
Tradita, kultura dhe kënga kolonjare kanë shoqëruar deri në orët e vona të natës këtë aktivitet, të parin të këtij lloji në këtë qytet.
Sipas organizatorëve ky panair synon rritjen e vlerave kulturore të Ersekës dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Panairi ka tërhequr jo vetëm banorët e qytetit të Ersekës, por edhe nga qytete të tjera të vendit.
(m.a/News24/BalkanWeb)