E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erseke shperthen eksplozivi vdes 57 vjecarja

Një 57 vjeçare nga fshati Mollas i Ersekës ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi. Policia bëri të ditur që Liljana Xage ka qenë duke punuar në tokën e saj kur një sasi eksplozivi e vendosur në tubat e ujësjelleëit që kalonin nëpër tokën e saj ka shpërthyer duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia e Korçës ka bërë të ditur se nga hetimet paraprake rezulton se në tokën e viktimës kanë qenë duke punuar kryeplaku i fshatit dhe dy persona të tjerë për të shkëputur tubat e vjetër dhe për ti përdorur ato për ujësjellësin e ri. Për këtë arsye tre personat kanë vendosur një sasi eksplozivi e cila ka shpërthyer aksidentalisht duke i marrë jetën 57 vjeçare. Policia ka bërë arrestimin e kryeplakut Jorgo Lazi 44 vjeç,  dhe punëtorët Bledar Zoja 26 vjeç dhe Adrian Emini 50 vjeç. Ata akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe shkatërrim të pronës me eksploziv. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›