Nisen drejt Austrise dy studentet e aksidentit te Himares

Nisen për një trajtim më të specializuar drejt Austrisë dy studentet e aksidentit tragjik të Himarës. Florije Peci dhe Eriselda Gubere kane lënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme Spitalin Ushtarak të Tiranës për t’u kuruar në një klinikë më të specializuar në Austri.
Dy vajzat kishin pësuar dëmtime të rënda dhe pas interesimit të kryeministrit Berisha dhe ministrit të Shëndetësisë Vasili, të cilët apeluan për ndihmë , dje kërkesës së tyre iu përgjigj ambasada austriake në bashkëpunime edhe me Raifaisen Bank, të cilat mundësuan kurimin e dy vajzave në Austri.
Të dy vajzat u dëmtuan rëndë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Himarë, ku për pasojë humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.