E Martë, 3 Nëntor 2026

Ervin Salianji mbetet në burg, Gjykata e Lartë s’pranon kërkesën për pezullim të dënimit

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e ish deputetit Ervin Salianji për pezullim të vendimit të tij me një vit burg.

Trupi gjykues ka me në krye gjyqtarin Sokol Binaj vendosi në Dhomën e Këshillimit që të mos e pranojë kërkesën e Salianjit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila dha vendim të formës së prerë për dënimin e ish deputeti me një vit burg.

“Mospranimin e kërkesës se paraqitur nga kërkuesi Ervin Salianji, për Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, lëne ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas avokatëve të Salianjit, kërkesa për pezullim është e nevojshme për të garantuar një proces të drejtë dhe të mbrohen të drejtat kushtetuese.

Ervin Saliani u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me një vit burg për “kallëzim të rremë” për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës në atë që njihet si çështja “Babale”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›